∂υяяєѕ нα¢кιηg ¢єηтєя
  69 Keshilla Per Nje Kompjuter Me Te Sigurte .
 
Instaloni antivirusin
Përditësojeni rregullisht, bëni skanime të vazhdueshme dhe lejojeni antivirusin të kontrollojë mesazhet që vijnë. Nëse nuk e bëni këtë, është e sigurt që kompjuteri juaj do të infektohet.

Përditësoni programin antispiun
Masën për përditësim mund ta paketoni së bashku me ato të antivirusit. Përditësojeni rregullisht dhe bëni skanime të vazhdueshme. Ju këshillojmë të instaloni disa programe antispiun, si Windows Defender-i (i përfshirë në Vista) dhe Spy Sweeper-i (në ZERO DVD).

Përdorni muret mbrojtës dydrejtimësh
Parandaloni trafikun e hyrje-daljeve të padëshiruara. Muret mbrojtës të dyanshëm përfshihen në Mac OS dhe Windows Vista. Përdoruesit e versioneve më të vjetra të Windows-it duhet të instalojnë muret mbrojtës nga një i tretë, si për shembull ZoneAlarm-i, prodhuar nga CheckPoint.



Mos përdorni mure mbrojtës ose antivirusë të shumëfishtë
Mund t’ju duket sikur do të keni mbrojtje të dyfishtë duke instaluar dy mure mbrojtëse, por ka shumë mundësi të keni dyfishuar dhembjen e kokës. E njëjta gjë vlen edhe për antiviruset e dyfishta. (Programet antispiun janë tjetër muhabet).

Lejoni përditësimet automatike
Lejoni Windows-in dhe Mac OS-n të bëjnë përditësime kurdo që dëshirojnë, sepse Microsoft-i dhe Apple-i i mbyllin vazhdimisht vrimat që gjejnë në sistemin e sigurisë.

Mos i pranoni EXE-t
Shkarkimi i skedarëve të ekzekutueshëm (që përfundojnë me .exe, .com, .bat dhe .scr) vështirë të shmanget, por hapni sytë për ato që ju dërgojnë nëpërmjet postës elektronike. Kjo vlen edhe për skedarët .doc dhe .xls, që mund të përmbajnë makroviruse.

Drejtoni trafikun
Nëse jeni të lidhur me internetin dhe nuk keni një router (drejtues), atëherë blijeni. Nuk janë të shtrenjtë, qofshin me apo pa tel (wireless).

Aktivizoni murin mbrojtës të harduerit
Router-i juaj duhet të përballojë Network Address Translation (NAT, përkthim i adresave të rrjetit), prandaj përdoruesit e internetit që skanojnë rrjetin në kërkim të portave të hapura për t’i shfrytëzuar, s’mund t’i shohin kompjuterët tuaj. Ai duhet të përballojë gjithashtu Stateful Packet Inspection (SPI, inspektim i plotë i paketave) për të bërë dallimin midis trafikut të rregullt të rrjetit dhe atij që s’është i tillë. Mos i çaktivizoni këto opcione.



Program keqbërës/Antivirus


Skanoni skedarë të veçantë
Keni ndonjë skedar që mendoni se është i infektuar? Këtë mund t’jua thotë virustotal.com . Ngarkojeni skedarin në këtë adresë dhe dërgojeni si bashkëngjitje (attachement) te
scan@virustotal.comKjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë , duke shkruar te shiriti i subjetit (subject) “SCAN”. Skedari do të kontrollohet nga 32 prodhues antivirusësh të cilët do t’ju japin një raport.

Çrrënjosini rootkit-et
(program keqbërës që merr kontrollin e të gjithë sistemit)

Sistemi juaj mund të jetë i pastër, por hidhini një sy herë pas here rootkit-eve të rinj. Këta janë ndër programet keqbërës më të vështirë për t’u eleminuar. Nëse jeni infektuar, provoni njëherë RootkitRevealer-in të Sisteminternals-it, të cilin e gjeni në ZERO DVD-në e këtij numri.

Mbrojeni MacIntosh-in
Ashtu siç është Firefox-i më pak i sulmuar nga viruset krahasimisht me Internet Explorer-in, po kështu edhe kompjuterët MacIntosh janë më pak në rrezik se sa kompjuterët personalë, por mos u vetëkënaqni shumë.



Specifikat e Windows-it


Çaktivizoni Autorun-in (ekzekutimin automatik)
Kjo bën që CD-të të lexohen automatikisht sapo futen, por gjithashtu u lejon këtyre të fundit të instalojnë edhe gjëra që ndoshta ju s’i dëshironi, si për shembull rootkit-e (shiko më sipër). Për të bërë çaktivizimin në XP, duhet të modifikoni regjistrin (Registry). Udhëzimet në internet mbi këtë pikë janë të shumta.

Çaktivizoni AutoPlay-n (leximin automatik)
Mos e ngatërroni Autorun-in me AutoPlay-in. Kjo e fundit është dritarja që ju pyet se ç’duhet të bëjë me skedarët mediatikë të CD-së dhe të kujtesave të lëvizshme. Te XP-ja çaktivizojeni duke përdorur Tweak UI-n te
www.microsoft.com/windowsxp . Te Vista përdorni panelin e kontrollit të AutoPlay-it.

Jini në dijeni të programeve në ekzekutim
Windows-i ekzekuton në sfond shumë programe që janë të padukshme për ju. Task Manager-i (menaxheri i detyrave; shtypni Ctrl-Alt-Delete për ta parë) mund t’jua shfaqë ato, por mund të mësoni më shumë duke përdorur Process Explorer-in (falas te
www.microsoft.com/technet/sysinternals ). Ai jua shpjegon proceset e XP-së dhe Vista-s në një anglishte të qartë.

Kontrolloni ndezjen (start-up)
Përcaktoni renditjen dhe prioritetin e gjithçkaje që ngarkohet gjatë procesit të butimit (boot up) duke përdorur WinPatrol Plus-in (kushton 30 $ tek
www.winpatrol.com , ose instaloni versionin-provë nga ZERO DVD).



Fjalëkalime të pakalueshëm


Përdorni fjalë të "forta"
Një fjalë "e fortë" përzien numrat dhe shkronjat jo në radhë alfabetike, apo në reshtim numerik (abcd1234 nuk është "e fortë"). Përziejini ato dhe përdorni edhe shenja pikësimi. Përdorni një shprehje të plotë nëse keni hapësirë të mjaftueshme. Sa më e gjatë të jetë ajo, aq më mirë është. Adresa
www.passpub.com ofron fjalëkalime të fortë, të cilët mund t’i përdorni.

Mos përdorni fjalë të lehta
Mos përdorni kurrë një fjalë që mund të gjendet në fjalor apo një emër të mirëfilltë. Kafshët shtëpiake, fëmijët dhe emrat e bashkëshortëve janë fjalëkalime të këqinj. Mos përdoni datën e ndryshimit të fjalëkalimit (23jan). Dhe për hir të gjithë botës dixhitale, mos përdorni si fjalëkalim fjalën “password”.

Ndryshojini fjalëkalimet
Ndryshojini rregullisht fjalëkalimet tuaja në mënyrë që të jeni një hap përpara atyre që duan t’i përdorin ato.

Ndryshimi është e vetmja e pandryshueshme
Mos e përdorni të njëjtin fjalëkalim në çdo kompjuter dhe në çdo adresë uebi që lundroni. Sikur vetëm njëra prej tyre të komprometohej, atëherë dikush do të kishte akses te të gjitha llogaritë tuaja.

Krijoni një fjalëkalim kryesor
Lehtësoni kujtësën tuaj duke krijuar vetëm një fjalëkalim të fortë, të cilin mund ta mbani mend dhe pastaj rregullojeni bazuar në emrin e faqes ueb ose shërbimit. Për MySpace-in, për shembull, “Blg225” bëhet “MyspBlg1225”. Ose lërjani në dorë teknologjisë: Disa opcione të Firefox-it kombinojnë fjalëkalimin tuaj kryesor me emrin e faqes ueb, për të krijuar një fjalëkalim të ri për çdo faqe.

Mbrojeni Firefox-in
Shfletuesi Firefox ofron opcionin e fjalëkalimit kryesor, që duhet ta fusni përpara se të vizitoni një faqe ueb me fjalëkalim të ruajtur. Çdo herë do t’u duhet të fusni dy fjalëkalime. Mac OS-ja ofron një opcion të quajtur Keychain (zinxhiri i çelësave), që ruan fjalëkalime për faqe ueb, programe etj. Gjendet në dosjen Utilities.

Mos i shkruani automatikisht fjalëkalimet
Shfletuesit jo vetëm që ruajnë fjalëkalimet, por edhe i shkruajnë ato në vendin tuaj. Kjo s’është ide e mirë për një kompjuter me disa përdorues apo për një kompjuter zyre. Nëse keni Firefox-in, përdorni fjalëkalmin kryesor në vend të opcionit të mësipërm. Nëse keni Internet Explorer-in, shkoni te Internet Options, klikoni mbi tabin Content (përmbajtje) dhe shkoni te AutoComplete për ta çaktivizuar.

Përdorni RoboForm-in
I nderuari RoboForm (kushton rreth 30 $ te
www.roboform.com , ose e gjeni ne ZERO DVD versionin-provë) përdoret në Windows për të plotësuar formularë në ueb, si dhe forcon më tej fjalëkalimet, duke i ruajtur ato në mënyrë të sigurt, që të mos jeni të detyruar të mbani mend asgjë. RoboForm2Go (rreth 20 $, ose në ZERO DVD versioni-provë) ekzekutohet nga një pajisje USB, duke jua mbajtur shpatullat të ngrohta në çdo kompjuter.



Vjedhja e informacionit


Mos klikoni
Nëse nuk jeni 100% të sigurt, mos klikoni linke në postën tuaj elektronike. Megjithëse mund të duket sikur mesazhi është dërguar nga banka juaj, PayPal-i, apo qoftë edhe nga një mik, nëse keni dyshime ndiqni instiktin tuaj. Adresa që shfaqet mund të duket kështu:
www.paypal.com, por linku që qëndron pas saj mund t’ju çojë në një tjetër faqe ueb. Fusni adresën e bankës suaj, të PayPal-it, ose cilëndo adresë, drejt e në shfletuesin e uebit, nëse ju duket si mesazh standart. Institucionet e vërteta financiare nuk ju kërkojnë (ose të paktën s’duhet ta bëjnë) që t’i verifikoni llogaritë tuaja nëpërmjet postës elektronike.

Kini kujdes nga mashtruesit e kartolinave
Kartolinat elektronike të festave janë një rast i mirë për hajdutët e fjalëkalimeve. Faqe ueb famëkeqe mund të mbledhin informacion si nga njerëzit që dërgojnë kartolina, ashtu edhe nga ata që klikojnë për t’i parë ato. Përdorni vetëm dyqanin të famshëm e të mëdhenj elektronik, siç është Hallmark, ose thjesht dërgoni para të thata.

Kini kujdes nga dritaret e rreme të sigurisë
Ju ka rastisur ndonjëherë që ndërsa lundronit në internet, t’ju shfaqet një dritare që ju thotë se duhet të skanoni, ose të disinfektoni kompjuterin tuaj, duke ju ofruar edhe një produkt praktik për ta bërë këtë? Kjo sepse ky produkt është adware-i i saj (softuer që pasi instalohet në kompjuter, shkarkon automatikisht reklama).





Përdoreni Firefox-in si mburojë
Si Firefox-i edhe Internet Explorer-i janë të pajisur me filtra shtesë që kontrollojnë faqet ueb që përpiqen të vjedhin informacionin tuaj. Nëse përdorni Firefox-in, shkoni te Options, zgjidhni tabin Security dhe klikoni te kutia ngjitur me “Tell me if the site I’m visiting is a suspected forgery” (Lajmëromë në rast se faqja ueb që po vizitoj është e dyshuar për falsifikim). Mund të shkoni edhe më tej, duke klikuar te butoni i dytë “Check by asking Google” (Kontrollo duke pyetur Google-in), në mënyrë që të merrni një listë të përditësuar të hajdutëve të informacionit.



Përdorni Internet Explorer-in si mburojë
Internet Explorer-i ka të inkorporuar një filtër antivjedhje, të cilin duhet ta aktivizoni nëpërmjet menysë Tools (Vegla), ku mund të listoni edhe faqe ueb të dyshuara për vjedhje informacioni. Përdoruesit e IE6 mund të instalojnë menynë Windows Live Toolbar dhe shtojcën (add-in) Windows Live OneCare Advisor për të luftuar vjedhësit e informacionit.

Mbroni Skype-in
Vjedhja e informacionit nuk kufizohet vetëm në ueb dhe në postën elektronike. Mund të ndodhë edhe te programet e tjerë që ofrojnë shërbimin Voice over IP (VoIP, komunikim zanor nëpërmjet internetit), si për shembull Skype-i. Në fakt, një kalë trojan mund të hiqet si Skype-i për të vjedhur emrat dhe fjalëkalimet e përdoruesve. Zgjidhja: Përditësoni antivirusin tuaj!
 
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free